Rriten tranzitet e mallrave me Kosovën përmes portit të Durrësit

Rreth 120 mijë ton mallra të përpunuara në portin e Durrësit nga anijet, përgjatë 10 muajve të parë të këtij viti, i përkasin eksport-importeve tranzit me Kosovën.

Eksportet tranzit nga Kosova zënë 11% të volumit të mallrave të përpunuara në portin e Durrësit në periudhën janar-tetor 2017, ndërsa importet 10%.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se shifrat nuk përfshijnë volumet e mallrave tranzit nga/drejt Kosovës (me kamionë apo trajlerë) nga tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona-Trieste e kthim.

Burimet e Sektorit të Statistikave, bëjnë me dije se në periudhën janar-tetor të këtij viti vetëm në Terminalin e Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor janë përpunuar 53.888 ton mallra, të cilat i përkasin kryesisht importeve tranzit drejt Kosovës nga porti i Durrësit. Mallrat që porositen më së shumti nga importi me anije në Kosovë janë melamina, xhama, hekur, çimento, etj.

Ndërkohë 65.292 ton të tjera janë përpunuar në Terminalin Lindor. Nga të njëjtat burime, mësohet se në 10 muajt e parë të këtij viti anijet kanë shkarkuar 29692 ton mallra importi, të cilat janë transportuar më pas me kamionë drejt Kosovës. Në të njëjtin Terminal kanë mbërritur nga Kosova 35.600 ton mallra, kryesisht zink për eksport, që më pas është drejtuar me anije drejt vendeve të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme