Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo e ka nënshkruar dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij.
Këtë njoftim Thaçi e ka bërë në rrjetin social Facebook. Ai thotë se me rishikimin e këtij buxheti synohet zhvillimi makroekonomik.
“Sapo nënshkrova dekretin e Ligjit për Buxhetin me plotësimet dhe ndryshimet e tij. Riorientimi i mjeteve i bërë me rishikimin buxhetor synon zhvillim më të qëndrueshëm dhe stabilitet makroekonomik”, është shprehur presidenti Thaçi.