Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull dhe një femër rome (shtetas të Shqipërisë) pasi kanë detyruar një fëmijë që të kërkojë lëmoshë.
Të dy janë dërguar në mbajtje, njofton policia, transmeton Express.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë.09.11.2017-16:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër rome, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se kanë shtyrë viktimën fëmijë rom shtetas i Shqipërisë në kërkim lëmoshe. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.