Bashkimi i tri partive kundër Vetëvendosjes në Kamenicë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka konfirmuar marrëveshjen politike të arritur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën Kosova e Re në këtë komunë.

Surdulli në Facebook ka shkruar se marrëveshja politike e arritur ka qenë në kordinim me strukturat e tri subjekteve politike LDK, AKR dhe PDK dega në Kamenicë.

Kujtojmë që as Lëvizja Vetëvendosje nuk po garon e vetme në këtë komunë, ajo ditë më parë ka zyrtarizuar koalicionin me AAK-në, shkruan Gazeta Metro.

“Kryetarit të Degës Emin Krasniqi, ish kandidatit Kujtim Gashi dhe strukturave të degës së PDKsë në Kamenicë, i faleminderoj për mbështetjen dhe i inkurajoj që të punojmë së bashku me njerëz të mirë dhe profesional duke i shërbyer qytetarit me ndershmëri dhe dinjitet. Interesi ynë i përbashkët është zhvillimi i Kamenicës për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë pa dallim, bashkëpunimi i ngushtë me bizneset lokale dhe krijimi i mundësive për investorë vendas apo të jashtëm, duke ofruar të gjitha resurset natyrore dhe institucionale”, ka shkruar ai.

Gjeni renditjen e partive politike në Kamenicë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit: /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme