Kapen 200 mijë euro cash në Han të Elezit

Dogana e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kapur në Han të Elezit 200 mijë euro para të gatshme, të cilit ishin duke u futur në Kosovë në mënyrë ilegale. Lajmin për Express e kanë konfirmuar zyrtar të Doganës.

Në piken Doganore të Hanit të Elezit sot është kapur një sasi e parave në vlerë prej 200 mijë eurosh.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se këto para kanë qen duke hyrë në Kosovë nga një person në mënyrë ilegale.

“Po, kjo sasi e parave është kapur sot gjatë ditës. Zyrtarët doganor e kanë hetuar një person që është duke i futur këto para në Kosovë ne mënyrë ilegale”, ka thënë për Express, zëdhënësi Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë se detaje tjera të këtij rasti do të bëhen publike nesër, pasi sipas tij ende nuk ka përfunduar i tërë raporti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme