“Gjatë punës kemi pas dy kahje të zhvillimit analiza materiale dhe mbledhja e fakteve të reja rreth këtij procesi. Mund të themi që këto analiza të këtij materiali janë orientu në aspektin kushtetues dhe të drejtën ndërkombëtare, kadastrale dhe kontrollin efektiv, kjo e fundit për arsye që duke pas parasysh krijimin e kësaj situate do të na tregoj se kjo vijë ka qenë mirë ose keq nga ana e komisionit”, ka thënë Bulliqi, raporton lajmi.net.
Sipas tij, pjesë e punës ka qenë , hulumtimi i materialeve nëpër institucione të ndryshme dhe hulumtimi në terren.
“Po bëjmë përpjeke që sa ma shpejt t’i procedojmë këto të gjetura”.
“Ish-komisioni ka kaluar kompetencat e veta në start, ka qenë i themeluar vetëm për një detyre demarkamin dhe shënjimin për mirëmbajtjen e kufirit po në asnjë formë dhënie të re të vijës kufitare. Puna e tyre ka qenë ta identifikoj ish-kufirin administrativ”, është shprehur Bulliqi.
“Ish-komisioni e ka pas të qartë se territori i Kosovës po humbet. Harta topografike e definon qartë kufiri administrativ, prodhimi i këtij ish komisioni është harta e re topografike pa hartë të kufirit ku është vizatu kufiri dhe atë vijë e ka vizatu pala malazeze dhe e ka sjellë të gatshme pranë këtij komisioni”, ka theksuar ai.
Ai ka shtuar se raporti ende nuk ka përfunduar mirëpo janë në proces të përfundimit./Lajmi.net/