Deputetët e pakënaqur me raportimin e Bulliqit

Deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë pasur vërejtje ndaj raportit të kryetarit të Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se është një prej deputetëve që i ka kushtuar rëndësi punës së ish komisionit, dhe për këtë edhe komisioni aktual nuk duhet të merret vetëm me punën e ish komisionit, sepse edhe atë mund ta kontrollojë dikush.

“Nuk ndëgjova asgjë të re nga ju sot z. Bulliqi për aspektin kadastral dhe po me intereson me kontrollin efektiv që përmendet aq shumë sot në komision çka do të thotë kjo?”, deklaroi Zemaj.

Ai ka shtuar se nuk ka dëgjuar fare të re sot nga ky Komision aktual shtetëror që do të ndërmerret një hap tutje.

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka thënë se Demarkacioni nuk ishte dashur të jetë kusht për liberalizmin e vizave.

Ajo ka shtuar se Komisionin aktual duhet t’i jepet kohë për punën e tij pa presion. Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili ka thënë se po i vjen keq që komisioni aktual për shënimin e vijës kufitare kanë ardhur në raport sot të papërgatitur.

Ai ka pyetur Komisioni aktual se cila është sipërfaqja e territorit të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme