Dimitrievski i mbetet besnik shqiptarëve që e votuan, BDI qanë për një drejtori më shumë

Assesi të merren vesh për drejtoritë që duhet t’i ndajnë në Komunën e Kumanovës, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, edhe 1 muaj pas zgjedhjeve lokale. Maksim Dimitrievski insiston që drejtoritë, të cilat u takojnë shqiptarëve, duhet t’i ndahen shqiptarëve që kanë bërë aktivitet për LSDM-në dhe përfaqësuesve të BDI-së që kanë vrapuar për t’u bërë drejtor, shkruan gazeta Lajm.

Burime tona thonë se BDI këmbëngul në atë se eksluzivitetin për hisen shqiptare në Kumanovë duhet ta ketë vetëm BDI, duke harruar se pikërisht këta i dhanë fitoren absolute Maksim Dimitrievskit, tashmë të parit të komunës.

Një muaj pas tentimeve të dështuara në dialog, forcat e BDI-së janë përforcuar me Sadulla Durakun Ministrin e Ambientit, i cili është kyçur në bisedimet për hisen shqiptare në Kumanovë me qëllim bindjen e Maksim Dimitrievskit se BDI meriton më shumë drejtori në Kumanovë. Megjithatë edhe me pranimin e Durakut, bisedimet nuk kanë rezultuar në favor të BDI-së.

Shpresa e fundit për anëtarët e BDI-së që pretendojnë pozitat e drejtorive mbetet Zoran Zaev, i cili për momentin është në vizitë zyrtare jashtë vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme