Një plakë 82 vjeçe është gjetur me gërvishtje në fytyrë dhe e mbuluar me gjak, edhe pse në fillim u mendua se dikush ka tentuar ta vrasë, duket se e kishte sulmuar macja.
Hetimi është duke u zhvilluar.
Mayuko Matsumoto (82) është gjetur në shtëpinë e vet e përgjakur, ndërsa sulmuesja e dyshuar është – macja.
Mayuko’n e kishte gjetur vajza e vet me së paku njëzet gërvishtje në fytyrë dhe e kishte thirr policinë, e cila e nisi hetimin për shkak të tentim vrasjes pasi që i kanë parë lëndimet brutale në fytyrë të gruas.
“Kur e gjeta ishte e mbuluar me gjak. Nuk dija se çfarë kishte ndodhur”, ka thënë vajza e gruas së lënduar.
Megjithatë, gjatë kontrollit të shtëpisë nuk kishin gjetur gjurmët e personave tjerë. Pas kontrollit të plagëve, dyshimi ra në macen, dhe hetimi u drejtua ndaj maceve endacake të cilat gjendeshin në afërsi të shtëpisë së plakës.
Kështu te një mace ishin gjetur gjurmët e gjakut prandaj ishin marrë kampionet prej kthetrave të saja, sepse ekziston mundësia se ndoshta pikërisht ajo e ka sulmuar viktimën.