Ekaterina Trendafilova, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë, gjatë javës së ardhshme, mëson Gazeta Express. Vizita e saj, sigurisht ka të bëjë me hetimet që po i bën kjo gjykatë rreth krimeve që pretendohen të jenë kryer pas konfliktit të viteve 1998-1999.
Trendafilova, para se t’i bashkohej Dhomave të Specializuara të Kosovës, ajo ishte gjyqtare në Gjykatën Penale.
Në kohën kur u zgjodh në krye të Gjykatës Speciale, Trendafilova kishte thënë se gjykata e sapokrijuar me bazë në Hagë, që do të gjykojë ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të jetë etnikisht e njëanshme, pasi do të gjykojë vetëm kriminelët e dyshuar, jo vetëm organizatën guerilase.
Ndërkaq, deri më tani ende nuk dihet saktë se kur do të ngritën aktakuzat e para të kësaj Gjykate, ani pse është raportuar në vazhdimësi se ato do të ndodhin në fund të vjeshtës së këtij vitij.
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, edhe zyrtarisht ka nisur punën e saj në konsolidimin e ekipit i cili do të merret me hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së, në janar të 2017-ës