Gruaja që ia ngriti gishtin e mesëm Trump-it, bëhet milionere

Një çikliste ia tregoi gishtin e mesit presidentit amerikan Donald Trump, teksa ai po kalonte me eskortën e tij.

 

Gruaja u bë e famshme për gjestin e saj, madje shumë e quajtën “hero”.

Por që prej atij momenti, jo gjithçka ka shkuar mirë për nënën e dy fëmijëve.

50-vjeçarja Juli Briskman është pushuar nga puna, përcjell Albeu.com.

Në një intervistë për HuffPost, Briskman u shpreh e shokuar që dikush kishte arritur të kapte në fotografi momentin.

Të hënën ajo u thirr në zyrën e kompanisë ku thanë se kishte shkelur rregullat e kompanisë për mediat sociale duke e përdorur fotografinë si foto profili në Facebook dhe Twitter.

Kur u pyet nga gazetarja se si i shkoi ndër mend t’i tregonte gishtin e mesit presidentit, ajo u përgjigj:

“Teksa isha buzë rrugës dhe kaloi eskorta filloi të më ziente gjaku. Përfituesit e DACA po dëbohen nga SHBA-të. Ai nxjerr reklama për regjistrime të hapura për Obamacare. Vetëm një e treta e Puerto Ricos ka energji elektrike. Dhe ja… mesa duket po shkon të luajë golf”.

Por tashmë mbështetësit e Julit kanë ndërmarrë një fushatë për ta ndihmuar atë sadopak me shpenzimet si e papunë.

Një burrë me emrin Rob Mello filloi një fushatë të Go Fund Me për të mbledhur para për Briskman dhe deri tani janë mbledhur rreth 57,000 dollarë që nga e hëna.

“Juli Briskman është një frymëzim për të gjithë ne. Këtë javë mësuam se ajo u shkarkua nga punëdhënësi i saj për ushtrimin e të drejtës së saj”, shkroi Mello në faqe

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme