Deklaratat e përfaqësuesit të Presidencës në BeH, Bakir Izetbegoviq që Bosnja dhe Hercegovina duhet ta shyqrtojë që ta njoh Republikën e Kosovës, ka nxitur reagim e të shumta nga personalitete të ndryshme.
Mirëpo, më i ashpër është treguar presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. Ky i fundit ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i pamundur dhe se i njëjti po mbijeton për shkak të ndërhyrjes së madhe të bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Indeksonline
Ai theksoi se ndërhyrja ishte humbur në pushtet dhe nuk ishte e njëjtë me pesë apo dhjetë vjet më parë. Serbët pranuan Dejtonin dhe vendosën zgjidhje, por kurrë nuk donin të ishin në atë shtet, deklaroi Dodek.
Ndryshe, para dy dite Izetbegoviqit u deklarua për mediat se BeH do të njohë njëanshëm pavarësinë e shpallur të Kosovës, një punë që kaherë është dashur ta bëjë.
“Sa më përket mua, Kosova është dashur deri tash të njihet. Tani kolegët tanë do të zemërohen, kurse përpjekjet tona që kjo të ndodhë vetëm kanë prodhuar probleme brenda BeH, ndërkaq nuk i kanë ndihmuar Kosovës”, i ka thënë Izetbegoviq DW.
I pyetur nëse BeH do të njohë pavarësinë e Kosovës, Izetbegoviq është shprehur shkurt: Po!