Kandidati i AKR-së pë kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, mbrëmë ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me nëntë nëndegët kryesore të LDK-së , të cilat u zotuan se do ta përkrahin fuqishëm në garën e balotazhit më 19 nëntor.
Në marrëveshjen e koalicionit thuhet se AKR dhe nëndegët e LDK-së synim dhe qëllim primar e kanë fitoren e zgjedhjeve më 19 nëntor, duke e mbështetur Agim Bahtirin për kryetar komune.
Ky vendim i vjen pas vendimit të Kryesisë së LDK-së të marrë të dielen, ku edhe mediat kishin raportuar se nëndegët e kanë kundërshtuar fuqishëm.
“Sonte ne nëntë nëndegët kryesore të LDK-së në Mitrovicë nënshkruam marrëveshje koalicioni, të cilat do më mbështesin fuqishëm më 19 nëntor në garën e balotazhit, ku do të arrijmë fitore madhështore. Unë kam thënë se gjithmonë do të jem me LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe kjo u vërtetua edhe sonte. Pres që së shpejti të na bashkohen edhe nëndegë të tjera”, ka thënë Bahtiri, transmeton Klan Kosova