Zëvendëskryeministri njëherit ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka vlerësuar se sfida më e madhe për të gjithë shoqërinë kosovare, si dhe komunitetin serb, do të jetë fillimi i punës së Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës.
Jevtiq ka theksuar se dihet fakti se shqiptarët e Kosovës nuk po shohin këtë gjykatë me dashamirësi dhe se, kur do të ndodhin gjëra të tilla, ata gjithmonë kërkojnë një arsye për diçka të keqe, të drejtuar kundër serbëve, raporton Tanjug.