Sot pritet që në gjykatën e Kumanovës të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së Almir Aliut.
Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”.
Nga ana tjetër prokuroria akuzon për dhunë babain e Almirit, Sedat Aliun, dhe dy të afërm të tij, vepër e cila parasheh dënim me burg prej tre muaj deri në tre vjet.
Ndryshe, vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016.