Arban Abrashit ka zgjedhur të paguajë Berat Buzhalën për ta sulmuar kundërkandidatin e tij, Shpend Ahmetin. Kështu ka lënë të nënkuptohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisinik Ismaili, i cili ka thënë se Abrashi ka paguar Buzhalën për të shpifur ndaj Shpend Ahmetit.
“Diqysh, rrenat hiç s’i baj, e kjo e Arbanit që Isa e ka nisë projektin e autobusëve, qenka kulmi. I njajti Isë, të cilit japonezët ia ofruen 40 autobusa falë, veç me një kusht: që Trafiku Urban me qenë ndërmarrje publike. Ky kushtin s’e përmbushi, autobusët i çuen në Shkup, e Arbani edhe një herë e dëshmoi që krejt fushata, një pjesë të së cilës e menaxhon Borati, natyrisht se është e bazueme në rrena e shpifje”, ka shkruar Ismaili në rrjetin e tij social.
Përndryshe që nga fillimi i fushatës, pronari i gazetës Express, Berat Buzhala është shfaqur agresiv ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmetit. Në portalin e tij, ndodh që gjatë ditës të zënë vend dhjetëra lajme kundër Shpend Ahmetit dhe shumë të tjera me karakter promovues për Abrashin.
Gazetari kontrovers është aktiv edhe me statuset e tij që përmbajnë edhe gjuhë të theksuar të urrejtjes ndaj Shpend Ahmetit./Sakte.net