Arrestohet presidenti i Zimbabve dhe bashkëshortja e tij

Ushtria e Zimbabve mbrëmë hyri në kryeqytet dhe mori nën kontroll televizionin shtetëror, ku në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror ZBC është pretenduar se ndërhyrja ushtarake nuk është “një grusht shteti”
Pas ndërhyrjes ushtarake ditën e djeshme në Zimbabve, zyrtarët e ushtrisë kanë njoftuar se presidenti i vendit, Robert Mugabe dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e ushtrisë në një deklaratë në televizionin shtetëror duke vënë në dukje se 93 vjeçari Mugabe dhe bashkëshortja e tij ndodhen në paraburgim, kanë njoftuar se kanë kaluar në veprim për kapjen edhe të “fajtorëve” që ndodhen pranë Mugabe-s.

Sipas lajmeve në median lokale mësohet se janë arrestuar edhe ministri i Arsimit të Lartë, Jonathan Moyo, ministri i Qeverisjes Vendore, Saviour Kasukuwere dhe ministri i Financave, Ignatius Chombo.

Ndërsa zv.ministri i shtetit i shkarkuar nga detyra, Emmerson Mnangagwa, në një deklaratë në mediat sociale ka shprehur se është kthyer në vend dhe se në ditët e ardhshme do të punojë në një mënyrë intensive.

Kryetari i Unionit të Veteranëve të Zimbabve, Chris Mutsvangwa, ndërhyrjen ushtarake e ka cilësuar si një “ndëshkim pa gjakderdhje”. Mutsvangwa, ka theksuar se ushtria do të kthejnë Zimbabven në një demokraci të vërtetë dhe do ta bëjnë atë një vend modern dhe një komb shembullor.

Mutsvangwa, ka bërë të ditur se shefi i shtabit të ushtrisë, Constantino Chiwenga, ka deklaruar se “kanë ndëshkuar në mënyrë jo të përgjakur keqpërdorimin e pushtetit.”

Ushtria e Zimbabve mbrëmë hyri në kryeqytet dhe mori nën kontroll televizionin shtetëror, ku në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror ZBC është pretenduar se ndërhyrja ushtarake nuk është “një grusht shteti”.

Pas shkarkimit nga detyra të Mnangagwa javën e kaluar mes qeverisë dhe ushtrisë u rritën tensionet, ku dhe shefi i shtabit Constantino Chiwenga ishte shprehur se ishte i gatshëm të “hidhte hapin” për t’i dhënë fund eliminimeve të mbështetësve të Mnangagwa-s.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme