Goditen kontrabandistët në Sarandë

Policia shqiptare ka sekuestruar një sasi mallrash kontrabandë dhe është vënë në kërkim të katër shtetasve, prej tyre dy doganierë në Qafë-Botë të Sarandës.

Mallrat janë sekuestruar në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.

Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion tip ”Benz” me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollap, dyshekë, tapete etj.

Si autor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., dhe A.C., E.D., doganierë në PKK Qafë-Botë që kanë bashkëpunuar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar.

Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme