Vuçiq: Mogherini e ka mbështetur rrugën evropiane të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të sotëm në Bruksel, me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se Serbia ka fituar “mbështetje për vazhdimin e rrugës evropiane”.

“Kemi biseduar për çështjet rajonale”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “Stabiliteti dhe paqja janë interes themelor, si për Serbinë ashtu edhe për BE-në”.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e zonjës Mogherini, në rrjetin Twitter ka shkruar se është disktuar për integrimin e Serbisë në BE, situatën në rajon dhe për dialogun me Kosovën. /REL/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme