Serbia paralajmëron ndërtimin e “Autostradës së Paqes” drejt Kosovës

Beograd, 15 nëntor – Ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ndër projekte të tjera rrugore, ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të, siç e ka quajtur ajo, Autostradës së Paqes në drejtim të Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë një vizite disa objekteve të infrastrukturës bashkë me një delegacion të Bankës Investive Europiane, ajo ka paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore.

“Një projekt i ri bashkë me Bankën Investive Europiane është edhe “Autostrada e Paqes” Nish-Merdar-Prishtinë, për fazën e parë të të cilës, nga Nishi deri në Plloçnik, do të shpenzohen 212 milionë euro”, është shprehur ajo.

Bashkimi Europian investon për ndërtimin e kësaj rruge.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme