Ambasada e SHBA-ve në Sarajevë: Republika Serbe dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët

Nuk ekzistojnë paralele ndërmjet Republikës Serbe dhe Kosovës, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të përkushtuara në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kështu thuhet në Zyrën për media të Ambasadës së Amerikës në Sarajevë.

Kjo përgjigje Ambasadës Amerikane në Sarajevë vije pas kërkesës së Tanjug-ut që ta komentoj deklaratën e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq për njohjen e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Të pyetur se si e shohin deklaratën e Izetbegoviqit që Bosnja është dashur kohë më parë ta njoh Kosovën, me “çka cenohet integritetit territorial i Serbisë, garant i Marrëveshjes së Dejtonit – respektivisht rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Bosnjës, dhe se a mund të jetë kërcënim për raportet në rajon”, në përgjigje thuhet:

“Qëndrimi i Qeverisë së SHBA-ve lidhur me këtë çështje është i qartë. Nuk ekzistojnë paralele ndërmjet Republikës Serbe dhe Kosovës. BeH ka qenë shtet sovran dhe i pranuar ndërkombëtarisht edhe para Marrëveshjes së Dejtonit. SHBA-të dhe vendet tjera anëtare të Bashkësisë Ndërkombëtare janë plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme