Remzi Ejupi keqpërdori klubin “FC Prishtina” për ta përkrahur Abrashin, reagon aksionari kryesor

Aksionari kryesor i FC Prishtinës, Rrahman Haradini, i cili jeton në Zvicër, ka reaguar ashpër kundër klubit bardhekaltër.

Ai është nervozuar në maksimum nga postimi i fundit i Prishtinës në faqen zyrtare, ku klubi priti në vizitë kandidatin e LDK-së për kryetar komune, Arban Abrashi.

Haradini e ka dërguar një letër të hapur në redaksinë e Gazetës Olle, duke shprehur dëshirën që atë ta lexojë i gjithë opinioni i gjerë.

Sipas Haradinit, sot FC Prishtina është keqpërdorur për qëllime politike.


“I indinjuar me postimin në Facebook nga Prishtina, i ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit e sidomos adhuruesit e klubit FC Prishtina, se sot është keqpërdorur emri i klubit Prishtina nga ana e disa aksionarëve të klubit, të cilët nuk janë as 1/3-a e aksionarëve”.

“Të njëjtit nuk kanë pasur të drejtë të favorizojnë njërin kandidat, e as të shpërndajnë dezinformata për kandidatin Shpend Ahmeti”.

“Unë si aksionari kryesor në klubin FC Prishtina, në emër të aksionarëve tjerë që janë shumicë në klub, ju deklaroj me përgjegjësi se gjendjen në klub e kanë pru të njëjtit këta anëtarë të bordit që sot shpërndanë dezinformata për Shpend Ahmetin, me qëllim të përfitimit të kandidatit tjetër”, u shpreh Haradini për “Olle”.

Ndryshe, ai është aksionari më i madh i Prishtinës. Haradini ka më shumë aksione se Remzi Ejupi, i cili është president aktual. Haradini ka pohuar për gazetën se posedon 34% të aksioneve./Olle

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme