Mogherini s’përmend nënshkrimin e marrëveshjes së detyrueshme Kosovë-Serbi, pret themelimin e ASK-së

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se pret që faza e re e dialogut Beograd-Prishtinë të jetë e suksesshme.

Pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe Komisionerin Evropian, Johanes Hahn, Mogherini nuk ka dashur të thotë asgjë në lidhje me atë se do të mund të nënshkruhet ligjërisht marrëveshje detyruese Beograd-Prishtinë mbi normalizimin e marrëdhënieve, por theksoi se do të dialogohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura, dhe në veçanti marrëveshjen për energjinë, transmeton lajmi.net.

Mogherini dhe Bërnabiq theksuan se rruga e Serbisë në Bashkimin Evropian arrihet me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke shtuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është i një rëndësie të veçantë.

Kryeministrja serbe, ka kërkuar që Prishtina të inicojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe si një kusht kyç për suksesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve me beogradin.

Mogherini ka potencuar se çelësi i suksesit të mëtejshëm të dialogut dhe fazës së re është vullneti politik i të dyja palëve.

Ndërsa, Johanes Hahn është shprehur i sigurt se Serbia do të ketë sukses në rrugën drejt BE-së./Lajmi.net/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme