Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha sot gazetarëve në Arangjellovac se Bashkimi Europian nuk do ta lejojë Serbinë të bëhet anëtare e tij me të drejta të plota pa dokumentin juridik detyrues në fund të procesit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe të lajmeve, B92.
“Duhet ta bëni normalizimin e gjendjes, siç thonë ata”, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “sido që të interpretohet kjo do të thotë se këtë e pret BE”.
“Nuk bëhet fjalë për njohje, askush s’e thotë në këtë mënyrë. Thonë midis rreshtash, por jo në këtë mënyrë, por kjo është ajo që mund t’ua them”, citojnë mediat presidentin e Serbisë, Vuçiq, të ketë thënë në Arangjellovac.
Ai ka deklaruar të jetë ndarë i kënaqur nga takimi i djeshëm në Bruksel, dhe bëri të ditur se atje sot do të qëndrojë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Ai shtoi se takimet e tilla janë të rëndësishme, meqë na pret një problem i madh dhe nuk do t’ia dalim pa ndryshime drastike në raport, tonin dhe raportit të përgjithshëm ndaj Kosovës (e Metohisë – siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës) që të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.