Ai me shoqërinë e vet ka festuar rezultatet e referendumit, e më pas i ka ra ndërmend një lojë bizare.
Diplomati australian ka vdekur pas rënies nga ballkoni i banesës së vet në Manhatan derisa shoqërohej me miqtë e vet, raporton BBC, përcjell Gazeta Metro.
Sipas medieve amerikane, Julian Simpson (30) në momentin e vdekjes ka luajtur “lojën e besimit” me njërin nga miqtë e tij, lojë në të cilën njëri lojtar i gjuhet në krahët e tjetrit, i cili duhet ta kapë, transmeton gazetametro.net.
Simpson ishte zyrtar i përfaqësisë së Australisë në Kombet e Bashkuara. Të mërkurën mbrëma ai me bashkëshorten e vet dhe miqtë festonte rezultatet e referendumit në Australi për martesat e gjinisë së njëjtë.
Pasi që kishte rënë nga ballkoni nga kati i shtatë, ai e kishte goditur ballkonin e katit të dytë. U transportua në spital, ku mjekët i kishin konfirmuar vdekjen.
Kryeministri australian Malcom Turnbull e ka quajtur incidentin “tragjedi shokuese”.
“Zemrat tona janë me familjen e tij, por nuk mund të ofrojë më tepër detaje në këtë moment”, ka thënë ai.