Fisnik Ismaili e bën për “pesë pare” Berat Buzhalën

Fisnik Ismaili

Nëse nuk e ke dijtë, Borati është duke ia ba Arbanit fushatën. Para 4-5 netësh i kanë pa në takim në hotel Nartel në gjysë të natës. Para kësaj, LDK ia pat dhanë Boratit 15,000 euro për zgjedhjet e 11 qershorit, veç mos me i shajtë. E para asaj, sa ishte Ministër Arbani, nga 400 euro në muej e ka pague ministria e tij Expressin, total 12,000 euro, veç sa me pasë paqe me Expressin, edhe naj artikull të mirë aty këtu.
Domethanë, Borati paguhet për mos me të sulmue ty, edhe me e sulmue tjetërkon. E Borati nuk zgjedhë mjete masnej, posaçërisht nëpër fushata. Ta lëshon rrenën 2-3 ditë para zgjedhjeve, kur tjetri as s’un e demanton, as s’un e paditë menjiherë, e çka ndodhë mas zgjedhjeve s’ka randësi, përderisa prej rrenës së Boratit përfiton vota ai që e ka pague.
Ka padi për shpifje Borati prej zgjedhjeve 2013, e garant edhe ma herët, por të rralla janë rastet kur paditë për shpifjet ndaj gazetarëve të keqij procesohen, sepse vetë gjykatësit e prokurorët tuten që po i sulmon Expressi e portalet tjera të poshtra. Në anën tjetër, Borati vazhdimisht rren për vizitat e shumëta në portalin e tij, por asnjiherë nuk tregon që mbi 90% të klikimeve i ka në artikuj të llojit “Si të jesh i mirë në shtrat”, “Bothët e Kallashit”, e të ngjashme, me i bindë lladikat e partive të ndryshme me i dhanë parë për mos me i ngucë ky.
Qata ky i ngucë herë një parti, herë tjetrën, deri t’i jepin ata pare, edhe rren për VV gjithë, sepse fiton simpati prej atyne partive edhe i arsyeton paret, e njëkohësisht e din që prej Lëvizjes kurrë centin s’ka me e marrë, sepse neve s’na ha leshi çka rren ky.
Strategjia e Boratit para fushate ishte kjo:
1. Gjeja Shpendit një emër denigrues si “Bulleci” ose “Kunxhi”. Përdore nonstop. Bane Shpendin me u dukë i keq edhe me të meta.
2. I vetëdijshëm që Shpendi po punon shumë, nisi gjej anë negative punëve të mira të tij, edhe bani me u dukë të këqija, si kiflet, të cilat i ushqejnë nxanesit, por ti thuej që janë bajat edhe s’po i han kush, ose kunxhat, që i kanë çlirue trotuaret, por ti thuej se po e bllokojnë trafikun. Keyword: “S’ke ba sen.”
3. Gjeje një lajm, sado të parëndësisëm, pa kurrfarë dëshmie për keqbërje, si jahti, edhe bane me u dukë i barabartë me veprat e milionerëve hajna. Ose banesën e vocërr në Shëngjin, të nanës së tij që e ka ble me kursimet e tanë jetës së saj, edhe barazoje me shtëpitë, ndërtesat e villat luksoze nëpër vendet më të shtrenjta të milionerëve hajna. Gjithqysh mundohu me e barazue me hajnat milionerë.
4. Gjuje një lajm për punësime me të njofshëm. Futi nja 200 emna aty, gjej nja 3 a 4 që kanë qitë statusa në përkrahje të Lëvizjes, bane me u dukë se krejt kanë lidhje me Shpendin. Sinkronizo lajmin me portalet tjera të këqija. Mos ta nin nëse të padisin për shpifje, sepse rendi në gjykatë nuk i vjen landës para zgjedhjeve. Leje Shpendin le të hupë kohë e energji me e demantue. Me randësi është që fake news me u ba i madh. Demanti nuk shihet, nëse portalet e këqija nuk e publikojnë. Qëllimi është me e barazue Shpendin me politikanët e korruptuem të partive tjera.
5. Mundohu për sa më shumë punë të suksesshme të Shpendit me ia lanë meritat qeverisë së kalueme, anipse Isa për një punë që e ka nisë e i ka zgjatë me vjet, Shpendi e ka krye për 2 muej, veç meritat mos ia le.
Strategjia gjatë fushatës:
1. Blej fake profiles prej Maqedonisë, atyne që kanë ba bujë me fake news për Trumpin. Ata kanë profile Facebooku me do cuca me buzë të fryeme, që i kanë ndërtue me vjet. Dmth, qet foto të bukura edhe ia ban add friend qindra njerëzve, i poston do sene, edhe duket si profil i vërtetë. Ia shet klientit (LDK-së), ata ia ndryshojnë emnin në shqip edhe ku ka postime të Shpendit, apo me përkrahje për Shpendin, sulmon me keywords: “S’ke ba sen”, “Bullec”, “Kunxh”. Mos fol najsen ma gjatë e komplikume, sepse vërehesh që je fake. Ku ia nin nji qike me buzë të fryme me folë për ekonomi apo investime kapitale? Veç shaj, edhe bane me u dukë që shumë njerëz nuk e dojnë Shpendin.
2. Mos e qit Arbanin në debate me Shpendin, sepse Arbani është i papërgatitun, i papërvojë, i painformuem edhe pa program. Leje me dalë vet në emisione, edhe le të rren sa ma shumë. Shtini moderatorët anti-Shpend me i frye zjerrmit edhe mos me pyetë se a ka Arbani dëshmi për rrenat e veta, edhe me i ba të besueshme premtimet e Arbanit. Mos ta nin për paditë për shpifje, apo demantet e Shpendit. S’ka vakt ai mu marrë me demante në fushatë, ose nëse mirret, s’un flet për program të vetin edhe duket se po mbrohet.
3. Shtine Arbanin me dhanë premtime që kanë me e ba Prishtinën New York, që me u dukë premtimet e Shpendit të vocrra. Premto mija vende pune, se votuesi e han qat fore. Gjithë e ka hangër. Premto 1.2 miliard investime, që buxheti i Shpendit me u dukë i vogël. Premto Metro, që autobusat e Shpendit me u dukë kurrgja. Mos ta nin nëse Arbani rren, sepse me randësi është me i fitue zgjedhjet, edhe mos me e lanë qeverisjen e mirë me vazhdue, sepse po nejti Shpendi edhe nji mandat, ma kurrë s’kemi me fitue.
Problemi i Boratit qëndron këtu: Tipi s’është i Prishtinës, sado që brenda në shpirt ka qef me qenë, por prej kompleksit që e ka, ky qëllimisht e lufton me u ba prishtinali, e me e dashtë Prishtinën. Për qata flet si i Qabiqit, tuj u mundue me u tregue superior ndaj prishtinalive, e me kallxu që dikush prej nji katuni qatje, vjen bahet milioner me pare të pista edhe rrena, edhe mundet me ia shtrue prishtinalisë zullumin kur të don.
Ky njeri nuk e don Prishtinën, e as nuk lodhet për problemet e saj. Vetë ka qaq shumë pare, ky s’mërzitet as për kifle, as për kunxha, as për ujë, as nxemje, e ma së paku për autobusa, kur vozitë kerr të dhjeta mija eurove. Ky nuk mërzitet a pret në rend për një dokument, se kurrë s’iu ka dashtë me pritë këtynehere, se veç e ka pagu dikon, ia kanë krye menjiherë. Ky mërzitet veç për pare të pista, e paret e pista nuk i vijnë prej Shpendit.
E si i tillë, ky njeri nuk e njeh prishtinalinë, prandej nuk e ka idenë që pristinalia nuk i han foret e tij. Nuk i han shamjet e ulëta në pamje fizike. Nuk e han kur dikujt ia përulë punën. Nuk e han kur e rren për miliona e për vende pune, kur për 15 vjet sen s’ka përfitue prej qeverisjes në Prishtinë, deri erdhi Shpendi.
Nuk e han prishtinalia, o Borat, me të besue, sepse strategjinë e ke të prishtë, qysh e ke edhe mendjen, edhe shpirtin.
Nuk mujte as me e ba trend me i thanë krejt Shpendit “Bullec”, qysh e kam ba unë trend me të thanë krejt ty “Borat” qetash, e “Tipëll” dikur. E je mytë tuj u mundue. A e din pse? Sepse s’je i sofistikuem, Borat. E krahasove Shpendin me nji kafshë, o trullan, kur vetë u pate viktimizue që të kanë qitë në billboard si magar.
Ti s’din ma shumë, e s’din ma mirë. S’je i kfilltë për këtë sport, posaçërisht kur duhesh me u shtye me njerëz që të lodhin me punë, e me strategji të mirë propaganduese, kundër të cilëve as ti, me milionat tu, e me krejt partitë bashkë që të jepin pare, e me një portal të lodhët, e tash që edhe televizion po don me çelë, po humbë çdo herë kur po e përkrahë dikon.
E unë po të dekonspiroj çdo herë prej nji profili të thjeshtë në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme