Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka deklaruar në një konferencë të përbashkët me kryeministren serbe, Ana Branabiq, se normalizimi i raporteve me Kosovën, është krucial për rrugën e Serbisë drejt futjes në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.
Por, diplomatja e Bashkimit Europian nuk ka dashur të flasë së çfarë ky normalizim marrëdhëniesh nënkupton dhe se a do të ketë një marrëveshje të përbashkët që detyron dy shtetet drejt përmirësimit të raporteve, por ajo ka përsëritur se ka qenë pikërisht dialogu mes dy vendeve që ka sjellur deri tek marrëveshje, siç janë; Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshja rreth energjisë.
Mogherini, pas mbledhjes që pati me Branabiq, vlerësoi edhe fazën e re të dialogut mes Kosovës e Serbisë që zhvillohet drejtpërdrejtë mes dy presidentëve, Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiq.