Komisioneri i BE’së për Zgjerim Johannes Hahn ka thënë se Serbia mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian në vitin 2025.
Hahn në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së Federica Mogherini dhe Kryeministren e Serbisë Ana Brnabic ka thënë se viti 2025 si një afat për anëtarësimin e Serbisë në BE është synim ambicioz, por sipas tij, është i realizueshëm.
“Kjo do të thotë që Serbia duhet ti përfundojë të gjithë obligimet deri në vitin 2023” ka thënë Hahn.
Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga kryeministrja e këtij vendi Ana Brnabic ka marrë pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Serbi – BE. Një takim të tillë me BE’në sot po realizin edhe Kosova, delegacionit të së cilës, i prin Kryeministri Haradinaj.
Ndërkohë pala serbe bën me dije se është e e gatshmë ti hapë pesë kapituj të bisedimeve me BE’në.