Zaev: Marrëveshja me Bullgarinë do të ratifikohet në fund të vitit

Me Bullgarinë nuk jemi vetëm miq, por u bëmë edhe aleatë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin kombëtar bullgar – BTV.
“Maqedonia fitoi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa nuk humbi asgjë. Ne flasim në gjuhën në të cilën kuptohemi. Vetëm së bashku mund të ndihmohemi mes vete dhe të shkojmë përpara”, deklaroi Zaev.
Ai tha se edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit.
Shefi i Qeverisë së Maqedonisë i dha mbështetje të fuqishme Korridorit 8.
“Na nevojitet lidhshmëri ekonomike nga Durrësi përmes Shkupit deri në Bullgari”, thotë Zaev.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme