Pas shpalljës fajtorë të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në muajin gusht të vitit të kaluar, kanë reaguar aktivistët dhe familjarët e të denuarve, e në veçanti nëna e aktivistit Atdhe Arifi.
Ajo para mediave tha që po ndihet jashtëzakonisht keq për vendin në të cilin po jetojmë, vendin në të cilin po shkelen të drejtat e njeriut.
“Unë po ndihem jashtëzakonisht keq, jo për djalin tim, por po ndihem keq për krejt kosovën, sepse po jetojmë në një vend ku shkelen të gjitha të drejtat e njeriut. Ku denohen të pafajshmit pa asnjë provë të vetme. Unë garantoj më së shumti për djalin tim, djali im i ka qu video ingjizimet se ku kanë qënë kur ka ndodhë ngjarja”, tha ajo.
Ajo tha që sot drejtësia ka shkelur deri në tokë, por në nuk do të ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë.
“Sot është shkel drejtësia deri në tokë. Ne nuk do të ndalemi kurrë, në krenohemi për fëmijët e tanë, dhe deri në fund ne do të kërkojmë drejtësi. Deri kur ne duhet me u shkel prej shtetit tonë, popull mos fleni, kërkoni drejtësi, boll jemi torturuar”, tha ajo.