Hila për kërcënimin: Media po mbytet, kthim pas në vitet ’96-‘97

Marr shkas nga një kërcënim i fundit ndaj tij nga kreu i Emergjencave Civile për një status në fb, analisti dhe moderatori i emisionit “Arena” Dritan Hila e sheh shqetësuese frymën antimedia. Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Hila tha se ka një fushatë prej më shumë se një viti të kryeministrit për të delegjitimuar median.

Dhe e gjithë kjo klimë sipas tij është frymëzim për funksionarë të shtetit por edhe njerëz të krimit për të parë gazetarët si target i lehtë për sulm.

Hila: Është një diçka që nuk doja të ndalesha shumë në faktin personal, duke u nisur nga predispozita që nëse një personhazh publik është i kërcënuar, kërcënohet dhe bën të ditur, imagjinoni pastaj sa guxim do të ketë një njeri i thjeshtë për të denoncuar një kërcënim që i bëhet nga një zyrtar publik. Duke nisur nga një status në fb, të arrihet pastaj të kërcënohet ai që bën statusin nga një njeri që është një funksionar i lartë shtetëror. Pavarësisht se ne e marrim pak si qesharake këtë Emergjencat Civile, por Emëergjenta Civile në çdo vend serioz të botës është kryeministri i vendit në rast fatkeqësish natyrore. Dhe për një status të thjeshtë në fb ku citohej shumë shkarazi personazhi, qëllimi i statusit ishte të rriste ndjeshmërinë e qeverisë shqiptare për fatkeqësitë natyrore që tashmë kanë prekur fqinjët tanë Greqinë dhe Italinë. Pastaj kalojmë në kërcënimin por kjo pak e rëndësishme. Problemi është tek fryma që është krijuar kundër medias, kemi një fushatë të paktën një vjeçare të kryeministrit që i konsideron mediat kazanë, ky është titulli i librit të sharjeve të tij të cilat fillojnë që nga gazetarët: janë gënjeshtarë, gazetarët janë të komprometuar, gazetarët marrin rroga të mëdha. Loz me populizimin njeriu që shpërndan miliona euro tendera me PPP miqve dhe shokëve të tij dhe i bën përshtypje rroga e gazetarëve. Gazetarët mashtrojnë, nuk shohin realitetin dhe të gjitha këto e bëjnë gazetarin njeri të së keqes.Për publikun është njeri jo i besueshëm ndërsa njerëzve që janë të rreshtuar në krah të tij, funksionarë shtetërore, halabakë, njerëz të krimit dhe hashashit e shohin gazetarin si target të lehtë për tu goditur. Kishte vite pa ndodhur që të kishte një rigjallërim të sulmeve ndaj njerëzve të medias, ndoshta që nga ‘96-‘97 ku mori fund qeveria Berisha e parë. Është një mbytje e medias.

Hila iu referuar vrasjes së gazetares në Maltë, kur tha se edhe atje nuk dha urdhër kryeministri por ishte ai që krijoi klimën e tillë.

Hila: ‘Tahirin’ e ka sjellë në vëmendje media, ky është armiku kryesor, prandaj e sulmon median. Prandaj çdo njeri që është pas Ramës, merr urdhra nga Rama, është ortak i Ramës në pushtet qofshin këta zyrtarë, hajdutë votash njerëz nga bota e errët e ndjejnë veten të lirë të sulmojnë. Nëse do ti kishte bërë Berisha dhe Nano këto kush e di çfarë do të kishim thënë.Imagjinoni një Kryeministër që del saherë ka ditë Perëndia dhe sa herë i jep mundësi Zoti të ulet para tastierës që sulmon media kazani, gënjeshtarë, shpifës, ordinerë. Është kryeministtri i vendit, është e pafalshme. Kemi arritur në standartin ku nuk na bën më përshtypje kur kryeministri shan shtyllën e demokracisë dhe njerëzit që merren me këtë punë. Çfarë të bëjë tjetër, të vijë të na vrasë, do të vijë dhe ajo ditë. Ndodhi në Maltë. Po ta shikoni nga brenda nuk ka dorë as kryeministri maltez, as ndonjë Ministër nuk ka dhënë urdhër për ta vrarë gazetaren.U krijua klima e demonizimit, kjo shpif, gënjen.. Dhe është një kryeministër shumë i suksesshëm ai i Maltës, nuk është si ky i yni që ka 5 vjet që i punon vetëm boria, asgjë tjetër. Dhe krijoi klimën që vrau gazetaren.

Por a ka probleme media në Shqipëri? Për Hilën po, por jo sa për të cënuar të ardhmen e Shqipërisë.

Hila: Ne kemi defektet tona në veprimtarinë tonë, edhe një pjesë e jona padiskutim që është e korruptuar por ama nuk jemi ne që i prishim të ardhmen shqiptarëve, nuk e kemi ne në dorë. As nuk marrim para nga buxheti, asgjë. Në rastin më të mirë shtrembërojmë një realitet por nuk bëjmë ndonjë dëm të madh. Për besueshmërinë e medias që e jep Kryeministri, unë them që kryeministri ka një problem të madh me besueshmërinë e qeverisë së tij se ka një sërë premtimesh që në 2013 që ka ardhur në pushtet që nuk i ka mbajtur.Nëse do të na krahasojë me çunat e Saimir Tahirit për besueshmërinë mendoj që çalon ky kryeministër, mendoj që ne jemi mirë. Shoh që publiku nuk para i ka fort besë policisë që ai deshte dhe policisë që i janë kapur matanë 320 tonë hashash.Dhe është vetëm 10% e sasisë që kalon./OraNews

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme