Ai në një konferencë për media pas kthimit nga Brukseli, ku tregoi se çfarë u diskutua atje, ndër tjerash u pyet edhe për skandalin në EULEX-it, dhe akuzat që ky gjyqtar i bëri në drejtim të këtij misioni, dukë thënë se i njëjti është tërësisht politik.
Por, kryeministrit i duket e habitshme se përse gjyqtari Simmons nuk zgjodhi të flasë kur siç shprehet ai, u bënë shkeljet.
Duke u deklaruar kaq kohë pas, sipas Haradinajt, zbehet i tërë procesi, raporton Express.
“Unë isha atje kur u bë njoftimi i tij dhe shiqoni janë të dëmshme kur një anëtar i një organizate flet për situate të tilla, ajo që më habit mua është kur një gjyqtar parimor nuk e thotë këtë në kohë kur ndodhet shkelja por pasi kanë kaluar krejt këto, pra kjo disi është e habitshme e zbeh krejtësisht këtë situatë”, tha ai.