Demokracia në Veprim ka dalur me një konferencë për të raportuar për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë votmit nëpër qendra të votimit në Kosovë.
Nga DV kanë thënë se shifra e votuesve është shumë më e vogël në krahasim me zgjedhjet e 22 tetorit.
‘’Thirrja jonë e vazhdueshme është që ky numër të rritet dhe të kemi një kredibilitet më të mëdh të përqindjes për ata që do të garojnë për kryetar komunash’, tha përfaqësuesi i DV-së, transmeton Periskopi.
Lidhur me parregullsitë, deri në orën 12:00, qytetarët kanë pasur vështirësi për gjetjen e emrit, pastaj votim familjar, fotografim i votës, ku janë identifikuar deri në 12 raste.
Sipas DV-së, ka pasur edhe asistim të votuesve, votim jashtë kabinave në 17 vendvotime, pastaj prani të personave të paautorizuar në vendvotime, votime të dyfishta etj.
Raundi i dytë i zgjedhjeve po zhvillohet në 19 komuna të Kosovës./Periskopi/