Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka konfirmuar një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, kështu duke shpallur të hapur Fondacionin e Mileniumit të Kosovës.
Haradinaj ka kujtuar kohën kur 15 viteve SHBA kishte kërkuar krijmin e fondit të korporatës së mijëvjeçarit. Kryeministri thotë se në atë kohë Kosova as nuk ishte shtet, e as nuk i plotësonim kushtet.
‘’Më vjen mirë që tani kemi fondacionin amerikan ndërmjet fondacionit të mileniumit. Ai u nënshkrua falë kongresmenit Engel.’’
‘’Jemi këtu që të fillojmë punën, unë kam udhëzuar ministri përkatëse’’ shtoi Haradinaj, transmeton Periskopi.
Sipas tij, tri gjëra të rëndësishme janë në këtë fushë. E para sepse është ndihmë konkrete në projekte konkrete. E dyta fushat që do të financohen nga ky grant, i kemi përzgjedhur vetë, e treta ”nuk do të ndalemi derisa të sjellim edhe investime të tjera.
‘’Themelimi i fondacionit sot është punë e përbashkët. Po e shpalli të hapur fondacionin e Mileniumit të Kosovë’’, deklaroi Haradinaj./Periskopi/