Vdes Charles Manson, lideri famëkeq amerikan i kultit i cili qëndroi gjysmë shekulli në burg

Charles Manson, lideri famëkeq amerikan i kultit, i cili e ka orkestruar vrasjen e 7 njerëzve nga ana e mbështetësve të tij, ka vdekur në burg pasi i ka vuajtur afro 50 vite.
Ai vdiq mbrëmë vonë nga vdekja natyrore në një spital në Kaliforni, në moshën 83 vjeçare, kanë thënë zyrtarët e burgut.

Familja Manson, siç quheshin mbështetësit e tij, e kanë vrarë aktoren shtatzënë të Hollivudit, Sharon Tate, që ishte bashkëshorte e regjisorit, Roman Pollanski, dhe 6 persona të tjerë në Los-Anxhelos, në vitin 1969.

Prokurorët kanë argumentuar se qëllimi ishte që për këto vrasje të fajësoheshin zezakët amerikanë, me shpresë se kjo do të shkaktonte luftë racore në Shtetet e Bashkuara.

Duke e përshkruar vetveten si ripërtëritje e Jezus Krishtit, Manson kishte përdorë kombinim të drogës dhe karizmës së tij, për t’i vënë anëtarët e kultit nën kontroll të tij.

Manson nuk e ka vrarë askënd, por i ka urdhëruar mbështetësit e tij që t’i kryejnë vrasjet.

Megjithatë, ai ishte akuzuar për vrasje dhe në vitin 1971 ishte dënuar me vdekje.

Por, në Kaliforni ishte anuluar dënimi me vdekje para se të shpallej vendimi për Mansonin, kështu që ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjatë procesit gjyqësor kundër tij, Manson pat deklaruar se është i pafajshëm dhe se vetë shoqëria është fajtore.

LOS ANGELES, CA : Charles Manson on his way to court in 1970. (Photo by Los Angeles Times via Getty Images)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme