Ish-kryetari i Gjilanit sulmon PDK-në, thotë se i ndihmoi tinëz Hazirit të bëhet kryetar

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka komentuar zgjedhjen e Lutfi Hazirit të LDK-së kryetar të këtij qyteti.

Mustafa përmes një statusi në FB ka drejtuar akuza ndaj disa subjekteve politike duke mos i specifikuar, të cilat, sipas tij, ndonëse nuk kanë lidhur marrëveshje me Hazirin, ndihmuan që ai të zgjidhet kryetar.

“Ju që u takoni subjekteve tjera politike dhe që nuk formalizuat marrëveshje publike me Luten e me LDK-në por që mbrëmë, menjëherë pas orës 19.00 vrapuat të fotografoheni me fituesin, jeni e keqja e vogël e demokracisë. Ju jeni transparent.

E keqja e madhe janë ata qe kanë lobuar tinëzisht, kane votuar ndryshe nga ajo që e thonë dhe nuk dalin n’syret me kryetarin. Me sa di unë të dy këtyre llojeve u thuhet KAMELEONE po ky soji i dytë ka elemente të dukshme të HIENES. Eeee keta, ta djegin “çergën” keq.

Qeshtu është ne këto hapësirat ku jetojmë ne, s’behet ndryshe as lehte as shpejte!”, ka shkruar Mustafa.

Kujtojmë se ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, bashkë me 8 ish-zyrtarë komunalë të tij janë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës që nga viti 2016. Ata akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Mustafa ka qenë kryetar i komunës së Gjilanit për dy mandate nga viti 2007 deri në vitin 2013.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme