Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Gjilan, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar edhe disa persona të tjerë.
Policia e rajonit të Gjilanit ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë apo saktësisht në fshatin Bresalc.
“Nga hetimet e para mësohet se në aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë civile Golf II. Njësitet e trafikut kanë dal me urgjencë në vendin e ngjarjes, edhe ekipi i ndihmës së shpejtë po ashtu i janë përgjigj rastit por fatkeqësisht vetëm se kanë mundë për ta konfirmuar se vozitësi i veturës mashkull shqiptar shtetas i Kosovës rreth 30 vjeç, ka vdekur në vendngjarje, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident, si dhe disa persona te tjerë janë te lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë të gjitha njësit relevante dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë”, thuhet në komunikatën për media.