Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Lulzim Idrizi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit Idrizi, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar prej dt. 19.11.2017 deri me dt.19.12.2017.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.I është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

I pandehuri është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet se me datë 29.08.2016 ka privuar nga jeta të rinjtë  Eron Agaj dhe Arianit Gashi në Prishtinë dhe me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I njëjti ka qenë në arrati nga dt.29.08.2017 deri me dt.19.11.2017, kur edhe është paraqitur vetë në polici.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme