Zgjerimi i BE-së, Mali i Zi dhe Serbia janë prioritet, e Kosova?

Përfshirja e Rusisë në politikën malazeze ka prodhuar paradoksin e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm slloven, Ivo Vajgl, zgjerimi drejt Europës Juglinore ka fituar prioritet pas zhvillimeve në Mal të Zi dhe Maqedoni.

“BE-ja është e interesuar në stabilizimin e situatës në kontinentin europian dhe kjo nuk mund të arrihet nëse Europa Juglinore nuk bëhet pjesë e BE-së. kur procesi i integrimit të jetë përfunduar, problemet e ndryshme në rajon do të zhduken, njësoj si mitet e së shkuarës që udhëheqin ende politikanët e Ballkanit. Në Mal të Zi nuk ka patur probleme të mëdha strukturore. Gjithësesi ka arsye për reforma serioze. Një nga këto është ajo në sektorin e medias apo të sundimit të ligjit”, tha ai në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Ky është zëri i fundit në korin e shumë zyrtarëve europianë që po flasin për një rrezik nga Rusia. Nga njëra anë kemi Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn që deklaron vitin 2025 si afat më i afërt i mundshëm për anëtarësime të reja në BE, nga ana tjetër kemi oferta si kjo që duket se u adresohen kryesisht Serbisë dhe Malit të Zi. Dy vende për të cilat është vlerësuar jo vetëm një i ashtuquajtur rrezik rus, por edhe një afërsi e natyrshme me Rusinë.

Shqipëria dhe bota shqiptare mund të kërcënohet nga rreziku rus vetëm në zona kufitare apo me pluralitet etnik dhe në këtë pikëpamje, ajo është guri i fundit për të cilën dikush në Bruksel mendon se duhet lejuar të anëtarësohet. Letra e presidentit të Komisionit Europian, Juncker drejtuar Parlamentit Europian, nuk e përmendte Shqipërinë dhe ky fakt u ngrit në një intervistë të fundit për mediat austriake edhe nga kryeministri Edi Rama. Pati zëra pak javë më parë që ngritën shqetësimin se reforma në drejtësi, si një paketë absurde ligjesh që hanë shumë diskutim, ishte lëshim i qeverisë për të fituar hapjen e negociatave. Por duket se për Shqipërinë pakkush kujtohet, edhe pse së fundmi po flitet në bllok për Ballkanin Perëndimor.

Një tjetër zhvillim që duhet marrë në konsideratë, qoftë edhe për Nismën e Berlinit dhe suksesin e saj, është dilemma e re e pushtetit në Gjermani, ku Angela Merkel nuk ja ka dalë të krijojë qeveri koalicioni. Nëse Merkel del nga pushteti, apo pushteti i saj kushtëzohet, është e vështirë të mendohet se nxitja e BE-së për vendet e rajonit tonë, do të jetë ajo që ka qenë. Pa lënë mënjanë këtu se shumë segmente të politikës europiane, edhe në Gjermani, janë për një bashkëpunim me Rusinë dhe jo armiqësim me të

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme