Jankoviq: Serbia e ka humbur Kosovën në të ’90-at

Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviq, ka deklaruar sot se lëvizja e tij nuk merr pjesë në dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën të cilin e vlerëson si farsë.

Sipas tij, qëllimi i këtij dialogu është marrja e një vendimi të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse e ka pranuar në bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, raporton Tanjug.

Ai mendon se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitet e ’90-ta dhe tani duhet përqendruar në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se duhet zgjidhur edhe çështjet e të drejtave pronësore.

I pyetur që të komentojë faktin se manastiret e Graçanicës dhe të Deçanit janë renditur si trashëgimi e Kosovës, Jankoviq thotë se “është në dorën e Serbisë që të dëshmojë të kundërtën”.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Nënkryetari i Bordit Kryesor të Partisë Progresive Serbe, Marko Gjuriq, i cili thotë se këto janë deklarata “skandaloze dhe të turpshme” dhe se Jankoviq, sipas Gjuriqit, nga sot është “lobues i Shqipërisë së Madhe”.

“Ideja që Deçani dhe Graçanica t’i lihen në dorë Prishtinës, dhe se ne duhet të dëshmojmë se janë tanët, dhe kjo del nga goja e një politikani në Beograd, ish-mbrojtës i qytetarëve dhe kandidat për president të Serbisë, është një skandal i pashembullt i përmasave të paimagjinueshme”, ka thënë Gjuriq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme