Katër ankesa për Prishtinën shkojnë në PZAP: Tri LDK e një VV!

Rezultati shumë i ngushtë për kryetar të Komunës së Prishtinës ndërmjet kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti dhe atij të LDK-së, Arban Abrashi ka bërë që tashmë disa ankesa të shkojnë edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Gazeta Blic nga burime të afërta me PZAP-në ka marrë vesh se është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila i ka bërë tri ankesa në këtë panel, derisa një e ka bërë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, rezultati përfundimtar do të përcaktohet pas numërimit të votave me kusht, të cilat janë mbi 1800, derisa Ahmeti prin me rreth 300 vota para Abrashit.

Në LDK ndërkaq janë stuar zërat për rinumërim të të gjitha votave për të parin e kryeqytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme