Institucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro për derivate

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti institucionet e shtetit vetëm për derivate kanë arritur t’i shpenzojnë hiç më pak se 11 milionë e 960 mijë euro, ku në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje të shpenzimeve për 16 për qind.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2016 institucionet e Kosovës për derivate kishin arritur t’i shpenzojnë 10.3 milionë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2015 për këtë qëllim janë shpenzuar 11 milionë e 999 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të MF-së shihet se rritje e shpenzimeve gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti është bërë edhe në kategorinë buxhetore të identifikuar si  “Shpenzimet për shërbime”, ku për nëntë muaj për këtë qëllim janë shpenzuar 32.8 milionë euro, apo 12 për qind më shumë sesa janë shpenzuar në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Po ashtu edhe më tutje një shumë e konsiderueshme e mjeteve vazhdojnë të shpenzohen për pagesën e qirave të institucioneve që janë të vendosura në objekte private.

Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 430 mijë euro e derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2016 për këtë qëllim janë shpenzuar 5 milionë e 340 mijë euro, derisa në nëntëmujorin e parë të vitit 2015 janë shpenzuar 5.4 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se shpenzimet gjatë kësaj periudhe kohore në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë rritur edhe për mirëmbajtje të objekteve, të rrugëve dhe të automjeteve, ku gjatë 9 muajve të parë të këtij viti për këtë qëllim janë shpenzuar 17.32 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë shpenzuar 16.63 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme