“Qortim”për gjyqtaren Murseli që e zvarriti hetimin e veçantë ndaj Enver Hasanit

Zvarritja e qëllimshme e hetimit të veçantë dy vjet më parë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka përfunduar me “qortim” ndaj gjyqtares, Alltëne Murseli.

Pas një viti hetim, Komisioni disiplinor brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka konstatuar se gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës është fajtore për neglizhencë, pasi që për afro një vit nuk kishte lejuar që të zhvillohej hetimi i veçantë ndaj Hasanit, ku ishte paraparë që të dëshmonte ish-gjyqtari ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, Robert Carolan, rreth dyshimeve për keqpërdorime të Hasanit sa ishte në krye të Kushtetueses, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë shkelje, tani komisioni ia ka shqiptuar Murselit masën disiplinore “qortim”, e cila është masa më e lehtë, sipas Ligjit për KGJK-në. Siç ka mësuar “Koha Ditore”, Zyra e prokurorit disiplinor, e cila i ka zhvilluar fillimisht hetimet ndaj gjyqtares, nuk ka bërë ankesë ndaj kësaj mase. Ka konsideruar se masa është e mjaftueshme. … (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme