Në trevjetorin e themelimit të Lëvizjes BESA, në kohën kur kanë përfunduar edhe zgjedhjet lokale dhe janë kaluar dy ciklet të ndryshme zgjedhore, Lëvizja BESA ka vlerësuar se është momenti i pikërishëm që të organizohet edhe kongresi i parë i Lëvizjes BESA.
“ Prandaj në mbledhjen e rregullt të Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, të mbajtur të shtunën në Shkup, duke u bazuar në nenin 38 të Statutit të Lëvizjes BESA, Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA diskutoi për zgjedhjet e brendshme në Lëvizje dhe për organizimin e Kongresit të Lëvizjes. Pastaj në mënyrë unanime u vendos që, pas realizmit të zgjedhjeve të brendshme,Kongresi i Parë i Lëvizjes BESA të mbahet më 24 shkurt të vitit 2018.”, theksoi kjo parti.
Me këtë rast anëtarët e Këshillit Qendror bënë edhe vlerësimin e punës së deritanishme të Lëvizjes BESA në skenën politike, duke dhënë vlerësimin se ardhja e Besës në skenë e karimodeluar arenën politike në Maqedoni, veçmas në kampin politik shqiptar, duke u bërë partia e parë shqiptare që ka vendosur parime të fuqishme politike dhe moral të ri politik, mbi të cilat eka zhvilluar politikën e saj.
Në radhët e kësaj partie janë shtuar zërat se kush do të jetë lideri i ardhshëm i kësaj partie. Të pyetur se a do të rikandidohet Bilall Kasami apo ndonjë figure tjetër, nga Lëvizja BESA theksojnë se gjithçka do të jetë transparente dhe demokratike dhe se procesi i zgjedhjeve fillon nga baza partiake, informon INA.
Qëndrimi i anëtarëve të Këshillit Qendror ështl se Besa ka nevojë për një kongresme qëllim të konsolidimit dhe fuqizimit, por edhe për një shtrirje jo vetëm sasiore, sa cilësore dhe akoma më përfshirëse”.