Dialogu Kosovë-Serbi rreth përfshirjes së SHBA’së, flet BE’ja

Ne jemi duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, tha për “B92.net”, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, kjo vlen edhe për “çështjen e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”.

Kocijançiç bëri këtë deklaratë për pyetjet rreth thirrjeve të zyrtarëve të Prishtinës për t’u bashkuar me SHBA’në në dialogun Beograd-Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara gjatë një takimi me kongresmenin e SHBA’së Eliot Engel në Prishtinë të hënën për t’u angazhuar në zgjidhjen e çështjeve të hapura në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, transmeton Periskopi.

“Ne po kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmën e Amerikës që t’i kushtojë Kosovës vëmendjen më të madhe në promovimin e demokracisë, rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe për Kosovën e lirë për të gjithë qytetarët e saj”, tha Haradinaj.

Kongresmeni i SHBA’së tha se menjëherë pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai do të angazhojë Uashingtonin për “angazhimin e sigurt në Ballkan dhe Kosovë”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të përfshihen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithëse është çështje e BE’së. Jam shumë i zhgënjyer me qëndrimin e Qeverisë së Serbisë në lidhje me Kosovën. Ju e dini që Kosova ende nuk është në OKB për shkak të problemeve të krijuara nga Serbia dhe Rusia. Kosova po përpiqet të bashkohet me agjencitë si Interpoli, por Serbia është duke e bllokuar, gjithasut Kosova nuk u anëtarësua në UNESCO për tre vota”, tha Engel.

“Për ne, BE-ja është një ndërmjetëse, ne nuk mendojmë se po ndryshojmë ndonjë format, dhe nëse kërkohen disa fuqi të mëdha, atëherë të gjitha fuqitë e mëdha ndoshta do të përfshihen, por unë nuk mendoj se është një moment i caktuar në këtë lojë”, tha Vuçiq./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme