“Nuk po mund ta gjejmë konsensusin si të zgjedhur të popullit. Fushata ka mbaruar nuk duhet ta keqpërdorim këtë foltore të shpallim heronj dhe tradhtar. Bojkoti nga PDK është i paarsyeshëm. Dje e ka pas përvjetorin e vrasjes ish këshilltari i presidentit Rugova, askush asnjë fjalë, pse nuk ngritët çështja e vrasjeve politike por tani flasim për EULEX-in e gjyqësorin, ne nuk kemi të drejtë të hyjmë në drejtësi kemi të drejtë vetëm të komentojmë. E drejta dhe drejtësia kanë me ardhë në sipërfaqe”, ka thënë Rugova, raporton lajmi.net.
Po ashtu, ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bërë koalicion me Listën Serbe në komunën e Kamenicës.
“Ka plotë këtu që kanë ble vota dhe kanë bërë pazare me Listën Serbe, të gjitha do të zbulohen”, është shprehur deputeti i LDK-së./Lajmi.net/