Komuna e Çairit e rrënoi një objekt pa leje dhe parandaloi uzurpimin e një prone (FOTO)

Komuna e Çairit dje ka filluar aksionet e para për rrënimin e objekteve pa leje në territorin e saj dhe lirimin e vendeve të uzurpuara pa të drejtë ligjore.
“Për momentin plan aksional nuk ka, por po shqyrtohet terreni dhe po shihet se ku është bërë shkelje e normave ligjore që të ndërmerren masat e nevojshme. Pas identifikimit të dy vendeve të para kemi reaguar. Gjatë ditës së djeshme është rrënuar objekti (mbindërtimi) pa leje nga Inspektorati Komunal i Komunës së Çairit në rr. Krste Asenov (përballë xhamisë Abdulkadër Arnauti) dhe është liruar zona e uzurpuar pa leje në afërsi të kopshtit për fëmijë “Piter Pan” në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i
Komunës së Çairit, Kushtrim Alla.
Ai shton se Komuna e Çairit do të vazhdojë me aksionet e këtilla me qëllim që “të sundojë ligji dhe rregullat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme