Policia në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për një vjedhje të kryer ditë më parë në xhaminë e fshatit Softaj.
Sipas policisë, i dyshuari me inicialet A.XH. 16 vjeçar , ka hyrë me forcë në zyret e xhamisë dhe me këtë rast ka vjedhur një zmadhues zëri, një megafon, një laptop, dy kabllo për mbushes – adaptera, tetë mikrofona dhe gjësende të tjera.
Me vendim të Prokurorit, pas kompletimit të lëndës ,i dyshuari është liruar dhe lënda është proceduar në mënyrë të rregullt.