Manastir, Monstruoze: Nëna e shiti vajzën 11-vjeçare dhe mori pjesë në përdhunimin e saj

Një vajzë nga Manastiri brutalisht është dhunuar në shtëpinë e vet, ndërsa nëna e saj fqinjve të parë për përdhunimin e së bijës u ka kërkuar nga 500 deri në 1000 denarë (8 deri 16 euro).

Gruaja nga Manastiri, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ua ka shitur vajzën e saj 11-vjeçare fqinjëve, ndërsa përderisa ata e kanë përdhunuar, nëna ia ka lidhur vajzës sytë dhe ia ka mbajtur këmbët. Kur vajza ka kundërshtuar, nëna e ka shpuar me thikë dhe e ka rrahur me fshesë.

Dëshmitarë të aktit monstruoz kanë qenë vëllai dhe motra e vajzës, të cilët nëna i ka kërcënuar që të mos flasin për atë që kanë parë.

Herën e parë kur ka ndodhur akti neveritës, vogëlushja ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë. Nëna e ka thirrur në shtëpi, menjlherë e ka zhveshur, ia ka lidhur sytë me çorap, e ka shtrirë në krevat dhe ia ka mbajtur këmbët derisa “klienti” e ka përdhunuar.

Gjatë aktit të parë seksual, vajza ka bërtitur nga dhembjet, ndërsa e ëma, që të mos i humbë paratë e klientit, ka nisur ta shpojë të bijën me thikë për ta heshtur. Ditënj tjetër i njëjti fqinj ka ardhur përsëri për ta përdhunuar 11-vjeçaren, por kësaj radhe ka paguar dyfishin e herës së parë – 1.000 denarë.

Disa ditë më vonë në shtëpi ka ardhur fqinji tjetër i cili për 1.500 denarë dy herë e ka përdhunuar vajzën e vogël.

E tërë kjo ka ndodhur në vitin 2011, para vëllait pak më të madh dhe motrës së vajzës, të cilët në fund i kanë treguar babait të tyre që jeton në një fshat të Manastirit dhe ai menjëherë rastin e ka paraqitur në polici.

Nëna është arrestuar, ndërsa më vonë është dënuar me 10 vite burg, por gjykimi ende nuk është i plotfuqishëm. Me nga 8 vjet burg janë dënuar edhe dy burrat që e kanë përdhunuar adoleshenten.