Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se ky grup sot është larguar nga seanca për si shenjë pakënaqësia.
“Pas fjalimit të tij kryetari nuk ia dha fjalën askujt. Në fakt ai edhe vet e lëshoi sallën dhe nuk u krijua hapësirë për të tjerët. Ne qëndruam në sallë e seanca u ndërpre me një propozim që seanca të caktohej për sot. Ne mendojmë që shumica parlamentare është totalisht e papërgjegjshme. Ju po e shihni që me këtë praktikë parlamentare nuk ka stabilitet institucional”, ka thënë Hoti, raporton lajmi.net
Sa i përket arrestimit të deputetëve të VV-së, Hoti ka thënë se pamjet e tilla nuk duhet të përsëriten, por fton të gjithë që t’i nënshtrohen ligjeve dhe të kërkojnë zgjidhje përmes ligjeve të vendit duke respektuar ato”, tha ai.
Sa i përket mocionit të mosbesimit për qeverinë ai tha se beson shpejt që qeveria do të bie vet, por edhe mocioni mund të vije.